Woman Using Her Mobile Smart Phone at Home. Close-up of Mobile Phone

Dje përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga dita e hënë në orën 05:00 të gjithë shqiptarët duhet të marrin lejë online për të bërë pazaret ose për të dalë nga shtëpia.

Në dispozicion është vendosur një aplikacion në portalin e-albania, përmes të cilit do bëhet edhe aplikimi online.

Po ashtu kërkesa e lejes për të dalë mund të bëhet edhe përmes telefonit në numrin pa pages 55155 ku duhet të dërgohet përmes një mesazhi numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes.

Pak më e komplikuar procedura e marrjes së lejes është përmes aplikacionit ku më poshtë rendisim pyetjet kryesore që gjithkush mund të ketë.