Në aksin e rrugës Librazhd-Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pasi në vendin e quajtur Shkalla e Lunikut ka akull në trashësi të konsiderueshme .

Problem mbeten ende disa akse të rrugëve rurale në fshatrat malorë të Qarkut të Elbasanit ku trashësia e dëborës shkon 30-40 cm .

Ndërkohë si rezultat i ngricave gjatë natës së fundit janë dëmtuar disa linja të Tensionit të Mesëm si dhe ka defekte në disa Fidra dhe për pasojë mêngjesin e kësaj të shtune rreth 4900 abonentë në zonat rurale janë pa energji dhe që në orën 07.00 në të gjitha zonat janë në terren duke punuar punonjësit e OSHEE për riparimin e defekteve.

Gjatë kësaj jave punonjësit e OSHEE kanë punuar në acar nga 12 orë pa ndërprerje duke përshkuar kilometra të tëra në këmbë në zona ku trashësia e dëborës shkonte në rreth 50cm.