Loading...

Skandal me zyrat e pasaportave në Librazhd. Emigrantët ankohen se kanë paguar 200 Euro e sërish nuk kanë mbaruar punë.

Zyrat do të mbyllen për festa nga nesër deri me datë 6 janar, megjithëse një numër i lartë emigrantësh ka aplikuar për të marrë pasaportën.

Emigrantët të cilat kanë aplikuar nuk mund të largohen pa tërhequr pasaportën, pasi siç shprehen për kameran e Fax News kanë paguar 200 euro që ta tërheqin dhe pas aplikimit pasaporta e vejtër është e pavlefshme.

“Kam paguajtur për pasaportë ekspres. Kam paguar 200 euro. Unë jam numri 70 dhe kanë kaluar 29 numra. Nesër është pushim, na thonë do të punojmë deri në orën 11 të darkës. Nuk punohet shumë.”- shprehet një qytetar.

“Kemi probleme me pasaportat sepse kemi aplikuar për pasaportën urgjente dhe nuk na ka ardhur emri. Përse na thonë që janë 3 ditore, kur kam një javë që i pres. Këto marrin pushime një javë kur në rrim dhe presim këtu. Për nesër na thonë që nuk do të punojmë. Unë kam kalamajtë në shkollë dhe nuk kam kohë të pres. Nesër nuk punojnë.”- shprehet një grua.

“Kam ardhur që në 7 dhe akoma nuk kanë sjellë formularët. Ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Duam një zgjidhje,mos të na torturojnë, kështu sepse duam një zgjidhje.Për dy ditë do të ikim nuk aplikuam që ti marrim pas dy javësh.Unë kam kthyer biletën, sepse nuk kam marrë akoma pasaportën.”- shprehen disa të tjerë.

Loading...