Loading...

Një tjetër skandal është regjistruar në sportin shqiptar. Kësaj here, nuk bëhet fjalë për futbollin, por në basketboll në ndeshjen Teuta-Tirana.

TIRANË- Një tjetër skandal është regjistruar në sportin shqiptar. Kësaj here, nuk bëhet fjalë për futbollin, por në basketboll në ndeshjen Teuta-Tirana.

Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu nuk ka qenë dakord me vendimin e arbitrit, Jurgen Muho dhe e ka goditur atë me shpulla, grushte derisa sa e shtriu në tokë.

Pamje skandaloze, aspak sportive. Kanë qenë shokët e ekipit që kanë ndalur agravimin më tej të situatës.

Pas këtij veprimi antisportiv ka pasur vërshëllima të shumta nga tifozët e pranishëm në pallatin e sporteve në qytetin e Durrësit “Ramazan Njala” të cilët në kor kanë sharë skuadrën kryeqytetase me fjalë banale. Shqiptarja.com

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here