Loading...

Sipas policisë gjermane trupat e gjetur janë qëlluar nga dy shigjeta, megjithatë do të pritet autopsia mjekoligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre.

Qyteti i Passau në Gjermani është trondit nga një ngjarje horror e zbuluar nga policia dhe punonjësit e një hoteli. Sipas autoriteteve gjermane tre trupa të pajetë janë gjetur brenda një dhome hoteli. Të tre viktimat dyshohet se janë qëlluar me shigjeta harku, gjë që u ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Sipas mediave gjermane kanë qënë punonjësit e hotelit të cilët kanë gjetur të shtunën, trupat e qëlluar me dy shigjeta. Ata fillimisht kishin dyshuar, pasi dhoma nuk ishte hapur, por pasi gjetën një mënyrë për të hyrë brenda, panë edhe skenën horror me tre trupat e pajetë.

Policia gjermane bën me dije se trupa i përkasin një burri 53-vejçar, dhe dy grave të moshës 33 dhe 30 vjeç, të gjithë shtetas gjermanë. Ndërkohë për të zbardhur të plotë ngjarjen policia gjermane ka nisur një hetim të hollsishëm.

Loading...
Loading...