Loading...

Reperi i njohur nga Kosova MC Kresha do t’i japë fund beqarisë këtë të diel.

Ai do të martohet me Erzina Shehun, dhe gjithçka është menduar në një ceremoni tejet private me rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të kryeqytetit të Kosovës.

Festa ka nisur që mbrëmë dhe Erzina ka mbledhur familjaret dhe shoqet në atë që njihet si nata e vajzave apo ndryshe kanagjeqi.

Prive.al zbulon se të ftuarve u është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive nga festa.

Ne mezi presim të shohim ndonjë foto gjatë dasmës që do të mbahet sot, dhe mbetet për tu parë nëse ndonjë person VIP që do t’i thyejë rregullat e Kreshës!

Loading...