Loading...

Ditën e sotme në orën 12:00 do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ky komision ka si objekt pune verifikimin e procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve lokale (30 qershorin).

Mësohet se gjatë muajit gusht në sekretarinë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucionet publike si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria për këtë çështje.

Po kështu është përgatitur edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, e cila ende është sekrete. Sipas “Panorama” pritet që të dëshmojë javën e ardhshme edhe Meta para këtij komisioni, por ende nuk dihet nëse do të pranojë apo ajo presidenti.

Gjatë këtij hetimi nuk do të mundojnë edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit. Ata pritet të mbërrijnë në Tiranë në fund të kësaj jave.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershor, me një dekret të nxjerrë më 8 qershor. Presidenti caktoi me një dekret të dytë datën 13 tetor si datë e vlefshme për tri palë zgjedhje, përfshirë lokalet, të përgjithshmet dhe ato presidenciale.

Motivi ishte frika se 30 qershori do të kishte përplasje. Dekreti u cilësua nul nga mazhoranca si anti-kushtetues, e cila vijoi punën me zgjedhjet. Kjo solli vendimin e PS se Meta duhet shkarkuar si një president, që nuk është mbi palët dhe se ka shkelur kushtetutën.

Loading...
Loading...