Loading...

9 familje që prej në fshatin Lisaj të bashkisë Belsh janë duke jetuar në çadra pasi tërmeti i 21 shtatorit dëmtoi pallatin në të cilin ata jetonin duke e bërë të pabanueshëm. Prej më shumë se 2 muajsh të 37 personat të cilët jetonin në këtë pallat janë duke jetuar në kushte ekstreme. Ata kërkojnë që të merren masa.

Aldo Kozarja

Që prej tërmetit të 21 shtatorit 9 familje në fshatin Lisaj të Njësisë Administrative Kajan në Belsh jetojnë në çadra apo në stallë bagëtish. Shkak është bërë shpallja i pa banueshëm i pallatit në të cilin ata jetonin për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka marrë nga lëkundjet sizmike tw shtatorit, 5.8 ballw. Në kushte mjaft të vështira, banorët shprehen se pavarësisht se ka kaluar më shumë se 2 muaj, për ta nuk është kujtuar askush, duke i lënë në mëshirë të fatit.

“Ne nga tërmeti në 21 shtator, na sollën çadrat, por në çadra nuk rrihet është shumë ftohtë. Inxhinieri erdhi nga Tirana dhe e nxori të pa banueshëm. 9 familje jemi”, tha një banor i pallatit.

“Nuk është vënë dorë fare. Se çfarë do të bëhet nuk e dimë. I lutemi qeverisë që edhe për ne të marre ndonjë masë. Nuk e di si do të zgjidhet puna jonë” , u shpreh një tjetër.

“Jemi shumë të trishtuar. Siç e shef mos më keq po vuajmë, po flemë në çadra. I lutemi qeverisë. Njerëz jemi, tha një banore.

“Kasollen që bëmë për bagëtitë e kemi rregulluar një çikë dhe po qëndrojmë në të. Kemi frikë të qëndrojmë atje lartë”, u shpreh një tjetër banore.

Ndihma e vetme që këta banorë kanë marrë deri më tani janë çadrat e siguruara nga bashkia Belsh, të cilat janë dëmtuar nga përdorimi dhe nuk sigurojnë më mbrojtje në këto ditë mjaft të ftohta që po vijnë.

Loading...