Plazma e personave të shëruar nga koronavirusi, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e infektuar me Covid-19 dhe që ndodhen në gjendje të rëndë. Përmes kësaj terapie, Gjermania do të luftojë Koronavirusin derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme kundra këtij virusi.

Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani, shkruan në një postim në Facebook se aktualisht po u bëhet thirrje pacientëve me covid-19 të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.

POSTIMI I PLOTE

💎Imunizimi pasiv anti-Covid-19 💎

Terapia me të cilën Gjermania do të luftojë Koronavirusin dhe do të shpëtojë jetët e njerëzve, derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme kundra këtij virusi.

Nën moton:”Dhurimi i gjakut shpëton jetë”
Spitali Universitar Münster dhe Shkolla Mjekësore në Hannover aktualisht po u bëjnë thirrje pacientëve me covid-19 të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.

💎Kjo plazmë përmban antitrupa dhe mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë e që kan zhvilluar mbrojtje të dobët, të kurohen.
Ky imunizim i ashtuquajtur pasiv ka qenë përdorur me sukses për poliomielitin, fruthin dhe Ebolan.

Më poshtë u behet thirrje atyre qe kanë kaluar dhe që janë sheruar nga Covid-19 dhe që vullnetarisht deshirojne të dhurojnë plazmën nga gjaku i tyre pë të kuruar të tjere te prekur.