Loading...

Shqipëria u godit sot nga një tërmet apokaliptik me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, i paraprirë nga të tjerë tërmete dhe i shoqëruar me pasgoditje të fuqishme, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km nga qyteti i Durrësit.

Numri i viktimave ka shkuar në 22, ndërsa në spital janë paraqitur mbi 600 të lënduar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve më të fundit, dyshohet se ka ende shumë persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërkohë Sizmologët kanë deklaruar se deri më tani janë numëruar mbi 200 lëkundje të tokës në Shqipëri.

Së fundmi në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video e frikshme që tregon se si lëkundet një pallati në Shkozë në momentin e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 Rihter.

Siç shihet dhe në video, mënyra se si dridhet toka së bashku me ndërtesat përreth është vërtetë dramatike.

Në një moment gjatë lëkundjes, vërehet një dritë e pazakontë që ndriçon qiellin për një fragment sekonde.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë fenomen natyror apo me diçka tjetër.

Loading...