Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri teksa në Bruksel donatorët po zbulojnë ndihmat për vendin tonë për tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019.

Tërmeti ishte me magnitudës 3 të shkallës Rihter, është ndjerë në zonën veriore të Shqipërisë.

Sipas qendrës europiane të regjistrimit të tërmeteve raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Lezhë. Ndërkohë, që thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 2 km.