Loading...


Tërmeti më i madh në botë ka rënë në Kili, në vitin 1960 dhe ka marrë emrin si “Tërmeti i Madh i Kilit” apo “Tërmeti Valdivia”.

Ky tërmet ishte i magnitudës 9.5, shkalla maksimale XII (EKSTREM) dhe zgjati për plot 10 minuta!

Tërmeti shkaktoi cunam me dallgë deri në 25 metra të larta në Oqeanin Paqësor, dhe cunam me përmasa më të vogla nga Havai deri në Filipine dhe Japoni.

Numri i viktimave dyshohet diku nga 1,000 deri në 7,000.

Loading...