Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 është regjistruar në orën 02:49, me orën e Rusisë, 03:49 me orën tonë, në brigjet e gadishullit rus të Kamchatka. Sipas Institutit gjeofizik amerikan USGS, tërmeti e ka pasur epiqendrën në thellësine 56.7 km dhe rreth 219 km në jug-lindje të Severo-Kurilsk, qytezë në ekstremin lindor rus.

Për momentin nuk ka informacione për dëme apo persona të lënduar. Qendra e lajmërimit të cunameve amerikane kishite njoftuar fillimisht që tërmeti në këtë zonë ‘mund të shkaktojë dallgë anormale potencialisht të rrezikshme për këto brigje të rajonit dhe zonat përreth. Më pas është komunikuar që ka pasur dallgë por jo me një fuqi të rezikshme’.

Alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e Japonisë.