Tre të rinj durrsakë kanë thyer rregullat e izolimit dhe si të mos mjaftonte kjom, janë përleshur me njeri tjetrin e madje kanë nxjerrë thikat.

Policia ka prangosur njeirn prej tyre dhe ka gobitur dy të tjerët me nga 10.000 lekë për shkeljen e izolimit.

Policia e Durrësit njoftoi se gjatë patrullimeve në territor për monitorimin e zbatimit të masave shtesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar në Sektorin Rinia, tre shtetas që kishin thyer orarin e karantinës dhe po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe prangosur njërin prej tyre, i cili gjatë konfliktit kishte përdorur një mjet prerës duke dëmtuar dy të tjerët.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë E.H, 27 vjeç, banues në Durrës, pasi ai, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit A. N., 26 vjeç dhe T. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pa probleme për jetën.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë, të dy vëllezërit që kishin shkelur orarin e karantinës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.