Konferenca e Donatorëve/ Në Bruksel po zhvillohet Konferenca e Donatorëve. Marrin pjesë mbi 100 vende. Prej orës 14:30 po zhvillohet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Komisioni Europian i dhuroi Shqipërisë 115 milionë euro, ndërkohë që deri më tani me grante, projekte dhe hua, vlera nga Konferenca ka arritur në mbi 1 miliardë euro, aq sa është edhe fatura financiare e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit që shënoi 51 viktima në Shqipëri, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

BRUKSEL – Prej orës 14:30 po zhvillohet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Komisioni Europian i dhuroi Shqipërisë 115 milionë euro, ndërkohë që deri më tani me grante, projekte dhe hua, vlera nga Konferenca ka arritur në mbi 1 miliardë euro, aq sa është edhe fatura financiare e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit që shënoi 51 viktima në Shqipëri, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë. Nga kjo vlerë deri më tani, 300 milionë euro janë grante, pra dhuratë.

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrjeve vendeve pjesëmarrëse në Konferencë që të ndihmojnë Shqipërinë në moment të vështirë, pasi vendi është i vogël për të përballuar një faturë kaq të madhe nga dëmet. Dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro.

Konferenca e Donatorëve/ Rama me fjalë të Biblës dhe Kuranit: Përtej imagjinatës…Faleminderit (VIDEO)

Në përmbyllje të Konferencës së Donatorëve për Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ndau fjalët më të përzemërta për solidaritetin e treguar ndaj vendit tonë, duke cituar fjalë të Biblës dhe të kuranit, si shenjë e bashkëjetesës unike fetare të shqiptarëve.

“Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë. Më lejoni të citoj diçka nga bibla, korintën: ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një kombi vetëm, faleminderit shumë”, tha Rama.

Konferenca e Donatorëve mbledh 1.15 mld euro për Shqipërinë

“Zonja dhe zotërinj. Ju lutem a mund të keni vëmendje. Faleminderit shumë për durimin. Mendoj se kemi treguar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë për Shqipërinë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Kjo është një përpjekje e përbashkët. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Falenderojë pjesëmarrësit dhe donatërët. Shpresoj që me këtë do keni mundësi të nisni zbatimin shumë shpejt dhe të mund të ndryshoni kushtet. Ne jemi aty për ju. Do jemi edhe kur të nisni ndërtimin”, tha komisioneri për zgjerimin.