Loading...

Pasi përhapi lajmin se aktorja e njohur Tinka Kurti, kishte pësuar një aksident duke u rrëzuar nga shkallët, profesor Përparim Kabo ka një njoftim të dytë për gjendjen e saj.

Ishte rrëzuar nga shkallët e pallatit ku jeton dhe e kishte të pamundur të lëvizte, për këtë arsye profesori i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë t’i vinte në ndihmë aktores.

Kabo vijon me një njoftim të dytë ku ka treguar gadishmërinë e ministres  Ogerta Manastirliu.

“Sapo bisedova me Tinka Kurtin ….Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saja…Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh….Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite…Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shkruan profesor Kabo. Express

Loading...