Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku mediat vendase njoftuar se një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.

19-vjeçari, Osvaldo Kenka, i cili jetonte prej disa vitesh në fshatin Sanvitese, studjonte në Institutin e Hotelerisë në qytezën Erice të Sicilisë.

Teksa ishte në klasë sot në mëngjes, ai ndjeu papritur shtrëngim në kokë, gjoks dhe qafë.

Shkolla lajmëroi menjëherë prindërit e tij, të cilët e dërguan me shpejtësi në urgjencë në Sant’Antonio Abate.

Fillimisht gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitej shqetësuese, ndërsa mjekët ushtruan një sërë kontrollesh ndaj të riut.

Ai humbi jetën tragjikisht pas një ekzaminimi diagnostik në spital.

Sipas të dhënave paraprake, 19-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e shkaqeve natyrore.

Trupi i tij i pajetë u transportua në morgut e spitalit Trapani, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

I gjithë komuniteti i San Vito Lo Capo në Sicili është tronditur vdekja e papritur e të riut.

Pasditen e sotme, në shtëpinë e tij u mblodhën shokët e klasës dhe mësuesit.

Burimi: Telesud Web|JOQ Albania