Loading...

Një student 26-vjeçar është vrarë në Londër për të cilin mediat britanike rapotojnë se quhet Omani, Mohamed bin Abdullah Al Araimi.

Al Araimi ishte duke ecur për në shtëpi nga një restorant në Knightsbridge, Londër, kur ai u sulmua nga një bandë me maska që kërkonin orën e tij luksoze, që besohet të ishte një Rolex.

Një mik i viktimës i tha “MailOnline´´ se Al Araimi u përpoq të rezistonte , por u plagos me thikë gjatë përleshjes.

Ai u gjet i pavetëdijshëm me një plagë të marrë nga thika në shpinë dhe më vonë u njoftua se nuk ia kishte dalë të mbijetonte rreth orës 1 të mëngjesit të së Premtes.

‘Muhamedi ishte duke ecur përtej Harrods mbrëmë me një mik të tij nga Bahreini, kur ata u ndeshën nga grupi. Një nga hajdut u përpoq të vidhte orën e shtrenjtë të Muhamedit – mendoj se një Rolex – por ai rezistoi. Gjatë përleshjes ai u godit me thikë’ – tha miku i viktimës.

Loading...