Loading...

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël, mbi një lagje të populluar në qytetin Goma, në Republikën Demokratike të Kongos.

Avioni, që operohej nga kompania lokale Busy Bee, u përplas vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga qyteti Beni, thanë autoritetet. Kompania tha se avioni i tipit Dornier 228-200 kishte 16 pasagjerë në bord dhe dy anëtarë të ekuipazhit, shkruan Rel.

Në mesin e viktimave janë edhe personat që kanë qenë në tokë, në momentin e rrëzimit të avionit. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here