Loading...

Nëna dhe dy fëmijët humbën jetën nga rrjedhja e gazit, policia jep detaje për tragjedinë në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në një familje, ku nëna dhe dy fëmijët humbën tragjikisht jetën pasi dyshohet se janë helmuar me bombol gazi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ostren. Burime policore thanë se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja me inicialet R.Tolaj, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Loading...