Nje shperthim me tritol eshte regjistruar ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrez. Raportohet se lenda plasese i eshte vendosur nje makine “Wolsvagen”, ne pronesi te nje 54-vjecares Kujtime Hoxha, e cila ishte parkuar ne rruge në anë të rrugës. Nga shperthimi ka vetem dëme materiale.

Ne vendngjarje policia ka gjetur edhe nje fitil zjarr përcjelles me te cilen dyshohet se eshte aktivizuar lenda plasese.