Një sasi tritoli u vendos poshtë automjetit të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, por fatmirësisht nuk shpërtheu.

Në një prononcim për gazetarët, Lici shprehet se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e tremb aspak ngjarja, ndërsa shton se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, çdo strukturë kriminale duhet të rrijë larg sportit.

“Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb jo ngjarje. Do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, tha Lici.