Koronavirusi shënon vitkima edhe në futboll ndërsa mediat e huaja raportojnë se një trajner 21-vjeçar i futbollit të të rinjve vdiq pasi luftoi për disa ditë me COVID-19 ndërsa është një nga viktimat më të reja në botë.

Kur u diagnostikua me Covid-19, Francisco (Fran) Garcia, nga Malaga, nga Spanja, iu dha lajmi shkatërrues se ai kishte leuçemi.

Garcia nuk e kishte idenë se ai kishte një formë agresive të kancerit, gjë që e bëri atë jashtëzakonisht të prekshëm nga koronavirusi, kur shkoi në një spital me probleme të frymëmarrjes të Premten e kaluar.

Presidenti i klubit të futbollit Atletico Portada Alta tha se atij iu tha që Garcia ishte i qëndrueshëm, por një orë më vonë u informua se ai kishte vdekur.

Ai është viktima më e re në Spanjë – dhe ndoshta në gjithë Evropën- dhe vdekja e tij vjen ndërsa vendi lufton për të përmirësuar sëmundjen e gripit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)