Loading...

Viktima është Marius Ismaili 26-vjeç, ndërsa autori është Xhevdet Lecini 60-vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 në Kavajë në katin e parë të pallatit, ku banon Marsida Qatja, ku Lecini kishte lokalin.

Qyteti i Kavajës tronditet sërish nga një vrasje me armë. Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 pronari i një lokali qëlloi për vdekje klientin. Viktima është Marius Ismaili 26-vjeç, ndërsa autori është Xhevdet Lecini 60-vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 në Kavajë në katin e parë ku Lecini kishte lokalin, në të njëjtin pallat ku banon Marsida Qatja (lexo ketu cfare ndodhi ne 10 tetor).

Të dy të dehur, fillimisht Lecini dhe Ismaili kanë debatuar me njëri tjetrin, ndërsa më pas pronari i lokalit ka shkuar në shtëpi ka marrë armën e gjahut që kishte me leje dhe në momentin që ka hyrë në lokal e ka qëlluar me një plumb pas koke të riun duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, autori nuk ka bërë rezistencë, por është dorëzuar vetë në polici.

Të dy, autori dhe viktima nuk janë të panjohur për policinë e qytetit të Kavajës. Një burim nga grupi hetimor i tha Report Tv se viktima kohët e fundit ka qenë shoqëruar disa herë në polici pasi dyshohej se ishte shpërndarës droge, ndërsa në vitin 2012 ka qenë i arrestuar për vjedhje dhe tentativë vrasje së bashku me një tjetër person.

Probleme me drejtësinë më parë ka pasur edhe autori, por në kohën e komunizmit, ku ka qenë i arrestuar për plagosje, por Lecini pretendonte se e kishte bërë për vetëmbrojtje.

Loading...