Mëngjesi i sotëm ka nisur me një ngjarje të rëndë.

Një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati në qytetin e Korçës.

Mësohet se gruaja është rreth të 60-tave dhe mendohet se është vetëhedhur.

Momentalisht ndodhte në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 si edhe njihet ndryshe në Korçë, “Gropa”.

Ende nuk dihet shkaku pse gruaja ka ndërrmarë këtë veprim por policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes.