Një oficer dhe vajza e tij në Britani,ndërruan jetë nga koronavirusi 24 orë larg njëri-tjetrit. Sudhir Sharma, 61 vjeç, ndërroi jetë ditën e enjte dhe vajza e tij 33 vjeçare, ditën e sotme. Familjarët e tronditur,tashmë janë duke u testuar nëse edhe ata janë mbartës të koronavirus.

Infermierja 33 vjeçare ishte infektuar menjëherë pas babait të saj, i cili dyshohet se ishte infektuar në ambjente pune. Largimi i saj nga jeta, erdhi vetëm 3 ditë pas marrjes së testit dhe fillimit të kurës.

Miqtë e saj, u shprehën:

Të gjithëve na erdhi shumë keq kur dëgjuam lajmin e trishtë. Ende nuk na besohet që shoqja jonë dhe babai i saj kanë ndërruar jetë. Jemi pranë familjarëve të saj shpirtërisht. Ju lutemi, ju bëjmë thirrje të gjithëve të izoloheni. Merreni seriozisht këtë gjë dhe distancohuni sa më shumë nga njerëzit. Nëse nuk e bëni për veten tuaj, të paktën bëjeni për të mos rrezikuar familjarët tuaj.
Burimi: TheSun| JOQ Albania