Ndërtesat po i zinin poshtë, dhe u kish mbirë bari mbi çati, kryebashkiaku Altin Toska u vjen në ndihmë familjeve në Cërrik.

Me iniciativë të z. Toska, me miratimin e Këshillit Bashkiak, bashkia e këtij qyteti është duke rikonstruktuar banesat që kishin pësuar amortizim të thellë për disa familje të varfra në këtë qytet.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që 8 familjet e para të kenë mundësi që të futen brenda godinave para se të nisë dimri i sivjetëm.

Kryebashkiaku Toska ka inspektuar ecurinë e punimeve dhe ka bashkëbiseduar me banorët për hallet dhe nevojat që kanë.

Por ky është vetëm fillimi. Bashkia Cërrik ka nëë projekt që tëë ndërhyjë në mjaft familje me probleme sociale në këtë qytet.

Ja çfarë shkruan kryetari i bashkisë Cërrik, Altin Toska:

Sot, në një inspektim në shtëpitë e përfunduara dhe në rikonstruksion të familjeve të:
Tomorr Jonuzit
Bardhul Jonuzit
Xhemal Kuminja
Petrit Berisha
Gramoz Dulja
Agim Fezo
Gëzim Topollari
Liri Çullhaj.
Në bashkëbisedimet e ngrohta me këto familje u njohëm me problematikat e tyre të përditshme dhe i premtuam se do jemi gjithmonë me ta për t’i ndihmuar më tej.

Shtëpitë e tjera në rikonstruksion do t’i vizitojmë gjatë muajit me shpresën se puna intensive do bëjë që dimri i këtij viti t’i gjejë në shtëpi më të ngrohta e më komode se dimrat e kaluar!

Mirëqenia e familjes është prioriteti ynë!