Loading...

Ndotja e mjedisit është një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë, që vijon të kërcënojë shëndetin e qytetarëve.

Në Shqipëri, janë të pakta nismat që ndërmerren për të sensibiluar qytetarët të mos hedhin mbeturinat vend e pavend, por në kosha, të cilët në shuma zona ende mungojnë.

Lidhur me këtë çështje, një i riu nga fshati Hardhi i qytezës së Belshit, ka ndërmarrë një inciativë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, duke i dedikuar një pjesë të kohës së tij, pastrimi të fshatit.

I riu, i quajtur Rimi, ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se prej 4 muajsh është kthyer nga emigrimi, ndërsa shprehet se me aq sa ka patur mundësi, ka bërë të mundur kthimin e fshatit të tij në një vend shumë më të pastër seç ishte më parë.

Përmes kësaj nisme sensibilizuese, Rimi dëshiron që të sensibilizojë të gjithë qytetarët që të japin kontributin e tyre për të mbajtur pastër mjedisin, duke mos i hedhur mbeturinat pa kriter dhe në ambient.

I riu ka dërguar edhe disa foto në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon kontributin e tij për të mbajtur pastër ambientin, duke shpresuar se kjo gjë do të shërbejë si shembull edhe për të tjerët.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, quhem Rimi banor i fshatit Hardhia Bashkia Belsh doja te ndaja nje iniciativen time prej 4 muajsh jam kthyer nga mergimi, dhe nje pies te kohes se lir i dedikohem pastrimit te fshatit ku mendoj se kam arritur ta kthej ne nje vend shum te paster sec ishte ,meaq sa kam bredhur neper Shqiperi skam par asnje vend te banueshem kaq te paster nepermjet ketij postimi doja te jepja sadopak kurajo dhe per te tieret qe te impenjohen per vendin ku jetojn duke mos hedhur mbeturina vende pa vend por ta mbajm paster ,sa her qe shkoj ne pun ne mengjes kur e shof aq te paster fshatin ndihem i lumtur krenar, dhe kenaqesi, shpresoj te sherbej si shembull dhe per te tjeret. Faleminderit!”

Loading...