Loading...

U maskuan si polic dhe doktor, killerat kryejnë vrasjen mafioze brenda në spital, por kapen në video

Kamerat e një spitali kanë zbuluar momentin kur dy vrasës të maskuar si një polic dhe një doktor u futën në një spital në Ekuador, para se të qëllonin një anëtar të kartelit, i cili kishte mbijetuar nga një atentat i mëparshëm në burg.

Alex Lugo Saltos, 33 vjeç, po shërohej nga operacioni për të hequr plumbat nga shpina dhe këmba, në spitalin Delfina Torres në qytetin e Esmeraldas javën e kaluar.

Video tregon vrasësit, njëri i veshur me një jelek policie fluoreshent dhe tjetri me një përparëse mjeku të bardhë, duke ecur nëpër spital.

Ata pastaj ndoqën rrugën e sipërme, të shoqëruar nga një oficer policie, ku gjetën repartin ku po mbahet Saltos.

Atje, njëri prej burrave papritmas nxjerr armën e tij, duke urdhëruar oficerin e vërtetë të dorëzojë pistoletën.

Të dy burrat e armatosur detyrojnë një roje tjetër të sigurisë në korridor të shtrihej në dysheme, përpara se të hynin në dhomën e Saltos.

Brenda, ata detyrojnë një roje tjetër të sigurisë të dilte, përpara se të gjenin Saltosin dhe ta vrisnin.

Videoja e marrë nga korridori i spitalit tregon momentin kur ata hapën zjarr, duke përhapur panik te pacientët dhe infermierët

 

Loading...