Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje, ku në fshatin Zejmen të Lezhës, gjatë një rrethimi dhe përplasje me armë ka humbur jetën Fatmir Kolecaj, I cili dy netë më parë qëlloi për vdekjen ish gruan e tij dhe vëllain e saj.

Gjatë rrethimit nga RENEA, Kolecaj mësohet se ka plagosur në këmbë edhe Komandantin I FNSH-së së Shkodrës.

Ky I fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe është nisur urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.