Loading...

 

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve rozë, për shkak të ndarjes nga bashkëshorti i saj, Aleksi, dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku.

Pasi e pranoi zyrtarisht lidhjen me ish-deputetin, aktorja Dembacaj duket se po shijon me të një muaj mjalti. Dhe këtë gjë nuk e fsheh as vetë aktorja, e cila tashmë ndan me publikun edhe momentet e ëmbla me Frrokun.

Rudina ka publikuar në “instagram” një foto, ku shfaqet për herë të parë në krahët e Mark Frrokut, duke pranuar kështu publikisht lidhjen me të. Çifti po shijon lumturinë në Milano të Italisë, ndërsa vetë Rudina, që ndan me miqtë këtë fragment, ka zgjedhur të flasë vetëm përmes fotos dhe disa zemrave.

Loading...