Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, ku një vajzë ka rënë nga kati i fundit i një banese shumë-katëshe që shërbente si bar kafe.

Ngjarja është shënuar këtë pasdite në qytetin jug-lindor.

Vajza ka rënë nga kati i fundit i një ndërtese shumë-katëshe, i cili shërben si bar kafe. Ende nuk dihet nëse vajza është vetëhedhur apo ka rënë aksidentalisht. Ambulanca ka transportuar vajzën në spital, gjendja e së cilës është e rëndë.

Kjo ndërtesë ndodhet në qendër të Korcës, në katet e së cilës lëshohen ambjente me qera, ndërsa dy katet e fundit shërbejnë si bar kafe dhe restorant.

Vajza mendohet të ketë rënë nga bar kafeja, e cila ndodhet në katin e gjashtë dhe më pas të jetë përplasur me shesh-pushimin e katit të dytë.

Vajza ka reaguar nga grupi i mjekëve që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në spital, nga ku sipas informacioneve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është rreth 30 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.