Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla ka humbur jetën ditën e sotme nga një infarkt i miokardit. Bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Memolla kishte shkuar në Peshkopi për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia. Mirëpo e gjithë situata e rëndë ka ndodhur në momentin e pushimit të ndeshjes.

Mirëpo, pak momente pas lajmit tragjik për jetën e tij, është publikuar një foto pak çaste se ai të largohej nga stadiumi.

Gjatë pushimit të ndeshjes, ai është ulur në kafe me kreun e bashkisë së Dibrës ku ka shfaqur probleme shëndesore. Memolla u dërgua menjëherë për në spital, por mbërriti pa shenja jete.