Një aksident ka ndodhur në Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person për të cilin Faxweb.al mëson se është një punonjës i Policisë Bashkiake, Ardian Vreto 45-vjeç drejtues i mjetit tip “Ford”.

Ndërkohë tre persona të tjerë kanë mbërritur të plagosur në Spitalin e Prrenjasit ku po marrin ndihmën e parë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë 2 makina dhe sipas Policisë, Vreto I cili është vëlllai i kryetari të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos ka ndërruar jetë në Spitalin e këtij qyteti.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.