Akuzohet për ndërtim pa leje moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.

Arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj. Arrestimi i biznesmenit u bë me urdhër të prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin qershor të 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

43-vjeçari me inicialet M.Sh. ra nga skela në 16 qershor të vitit të kaluar duke ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve. Pas hetimeve që kanë zgjatur disa muaj, gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke sjellë arrestimin e tij. Pashk Palokaj akuzohet për ndërtim pa leje moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm. BW