Një ngjarje tragjike ka tronditur së fundmi Argjentinën, teksa Melodi Pasini, e dashura e futbollistit, Rikardo Kenturion, ka humbur jetën pas një ataku kardiak.

Ajo ishte vetëm 25-vjeç, teksa pësoi sulm në zemër duke drejtuar makinën e saj në rrugët e qytetit të Lanusit.

Melodi kishte 5 vjet e lidhur futbollistin argjentinas dhe ishin fejuar së fundmi.

Ky i fundit në sezonet 2013-2014 dhe 2017-2018 ishte pjesë e Serisë A, teksa aktivizohej me Xhenoan.

Aktualisht futbollisti 27-vjeçar është huazuar te Velez në kampionatin argjentinas dhe sigurisht kjo humbje e ka tronditur jashtë mase.