Loading...

Sërish përplasje në jetën e showbizit. Bëhet fjalë për 2 nga artistët që kanë përfaqësuar shqipërinë në Eurovison, në vite të ndryshme kohë më parë, Juliana Pasha dhe Frederik Ndoci.

Gjatë lojës “Ndaje ose haje” këngëtarja është pyetur se kush ka qenë performanca më të dobët në Eurovizion dhe pa hezitim është shprehur “Frederik Ndoci”.

Pas deklaratës së Julianës ka reaguar edhe Frederik Ndoci duke i kujtuar asaj se nuk ka aspak të drejtë të vlerësojë performancën e tij, e duke e quajtur këngëtare provinciale.

“Asht shum e vështir te flasësh për një koleg duke harru se Eurosong e ka me shkrim se çvler ka sjell në Eurosong x apo y kangtar që ka debutu.

Ne kemi përfaqesuar Shqipërin në nji kompeticion, dhe në përgjithsi sejcili ka qenë denjesisht mir. Stilet kan ken të ndryshme por sejcili artist asht mundu me stilin qe ka sjell ta ket perfekt, pavarsisht vlersimeve qe marrin.

Mos harroni se Eurosong ka edhe kritik arti internacional apo vleresues arti edhe per kangen edhe per artistin edhe per interpretimin jo vetem nga organizatoret por ka kritik arti edhe ne cdo klub eurosong te shteteve te ndryshme dhe ruhen ne pdf page per cdo festival, mjafton te lexosh sepse jan ne anglish, por ma te kujdesshem jan klubet e te gjitha shteteve pjesmarres te cilet ruajne me fanatizem çdo vlersim apo nenvlefsim dhe flasin e shkruajn per cdo artist pjesmarres.

Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande.”– Shkruan Frederik Ndoci në Facebook.

Loading...