Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në ishullin mjaft të preferuar nga turistët, Ibiza. Një vajzë e re dhe një djalë janë kapur duke udhëtuar me një Ferrari, teksa vajza shfaqet mbi mjet e gjitha lakuriq.
Nuk dihet ende se kush është çifti që dhuroi këtë “shfaqje”, ndonëse videoja tregon qartë fytyrat e tyre, teksa vajza lëviz trupin nën ritmet e muzikës.

Incidenti është filmuar në Marina Ibiza në ishullin me të njëjtin emër që ndodhet në rajonin lindor spanjoll të Ishujve Balearik dhe më vonë është ndarë gjerësisht në mediat sociale. Sipas mediave lokale, çifti rrezikon të gjobitet me 458 paund, ndërsa shoferit pritet t’i hiqen edhe 6 pikë nga patenta.