Loading...

Një video e tmerrshme është shpërndarë në rrjet. Një kasap ther në mënyrë mizore një dem. Ai e qëllon me varre disa herë dhe kafsha e gjorë e lidhur pas një peme përpëlitet me dëshpërim.

Një qytetar ka denoncuar hapur person i cili përdor metoda tepër të dhunshme për të therur demin.

Qytatari, i cili ka dërguar edhe pamjet shprehet se personi që shfaqet në video merret me tregtimin e mishit pastërma. Ai quhet B.Koroni, banues në Poliçan të Skraparit.

Nga pamjet shihet sesi ky burrë, ka lidhur mbas një peme një dem, dhe bëhet gati për ta therur.

Më pas burri hipën në pemë me një varre në dorë dhe e godet atë që lart. Kafsha lëviz nga dhimbjet, por e ka të pamundur të bëjë diçka. Varreja godet disa herë në kokën e demit, derisa ai rrëzohet në tokë. Më pas “kasapi” zbret nga pema, dhe fillon t’i gjuajë kafshës nga poshtë. Aty pranë shihen edhe persona të tjerë, por nuk habiten, pasi mesa duket kjo është metoda e tyre e therjes. Qytetari shprehet se ka plot mënyra për të therur një kafshë, por kjo është totalisht çnjerëzore, pasi kafsha vuan shumë.

Ai shkruan:

Pershendetje JOQ! Ju lutem shikojeni kete video se ku arrin masakrimi i ketij demi. A nuk duhet futur ne burg ky njeri? Ky quhet b.koroni dhe esht nga poliçani dhe merret me tregtimin e pastermas. Sbesoj se ka njeri me pashpirt se ky. Ka menyra te tjera plot per ti mar jeten nje kafshe ne menyre qe tmos ndiej kaq dhimbje por ky zgjedh me te keqen. A nuk duhet denoncuar ky njeri. videon e ka postuar ai qe kishte demin Ju lutem postojeni”

Loading...