Loading...

Kur kanë kaluar plot 6 vite nga aksidenti i tmerrshëm i Majkëll Shumakerit, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë një mister për të gjithë.

Legjenda e Formula 1 vazhdon rehabilitimin dhe shumë paj njerëz dinë mbi gjendjen e tij.

Prej shumë kohësh familja e tij kërkon të respektohet privatësia dhe të mos dalë asgjë në lidhje me gjendjen e tij.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “The Mirror”, disa persona kanë hyrë në shtëpinë e legjendës së Formula 1 dhe kanë vjedhur disa fotografi. Pikërisht këto foto të vjedhura ata i kanë nxjerrë në shitje, ku kërkojnë 1 milionë euro.

Menjëherë pas kësaj bashkëshortja e Shumaker ka kontaktuar policinë, për tu shmangur dalja e atyre fotografive.

Loading...