Loading...

Një shtetas italian është arrestuar, pasi vinte gjoba në emër të shqiptarëve.

Mediat italiane raportojnë se italiani është arrestuar nga policia e Torinos, pasi ai kërcënonte njerëzit se nëse nuk i jepnin para, italiani thoshte se do u dërgonte shqiptarët ose moldavët.

Një prej mesazheve kërcënues që ka zbuluar policia italiane është:

Nëse ju nuk paguani borxhet që keni, do iu dërgoj shqiptarët. Ata mund të bëjnë diçka karshi jush.’’
Po ashtu e ditur bëhet se italiani i arrestuar është 53 vjeç dhe se ai quhet Roberto Loccisano.

Gjithashtu mediat për të shkruajnë se në vitin 1980, ai kishte kryer një vrasje.

Loading...
Loading...