Loading...

 

Pas lajmit se në zonën e Dumresë kanë plasur vjedhjet , ka reaguar menjëherë policia.

Prej kohësh banorët e kësaj treve kishin njoftuar se kanë rënë pre e hajdutëve të cilët veç lekëve, nuk kursejnë asgjë, makina, motorrë, bagëti, shpendë, vaj ulliri, raki, elektroshtëpiake, pajisje bujqësore etj.
Denoncimi i fundit me zë e figurë ishte i dy shtetasve nga fshati Gradishtë të cilët u ankuan publikisht se ata dhe i gjithë fshati ishin të terrorizuar nga hajdutët.

Pas këtyre denoncimeve ka reaguar menjëherë Drejtoria e Policisë Elbasan.

Sipas informacioneve të marra, në ndihmë të Policisë Cërrik, që mbulon këtë territor, dhe postës së policisë në Belsh, do të vijnë edhe përforcime nga Elbasani. Rrugët e zonëës së Dumresë do të monitorohen edhe gjatë natës nga patrulla policie.

Policia i ka bërë thirrje komunitetit që të njoftojë menjëherë sapo ndodhin raste të tilla, apo të bashkëpunojnë me policinë duke treguar emrat e hajdutëve.

Policia ka dyshime të forta se një, ose disa anëtarë të rrjetit të hajdutëve që vepron në këtë zonë, janë banorë të kësaj treve dhe e njohin mirë territorin.

Loading...