Ish deputeti socialist Koço Kokëdhima ka vijuar turin e tij në rrethe për të prezantuar platformën e lëvizjës së tij “Zgjidhja”. Gjatë bashkëbisedimit me studentët e universitetit të Vlorës, Kokëdhima foli mbi aktualitetin politik, dhe situatën e rendit dhe sigurisë publike në vendm, që e cilësoi të rëndë.

Nga Vlora ku ka pasur një takim me studentë, ish deputeti socialist Koço Kokëdhima, e ka cilësuar të rëndë situaten e rendit dhe sigurise publike në vend. Kokëdhima hodhi akuza mbi policinë, për lidhje të tyre me elementë kriminalë. Ai sqaroi se pavarësisht se ka probleme,  ato nuk rrezikojnë prishjen e koalicionit , që vazhdon te funksionoje në mënyrë fiktive.

Kokëdhima: Koalicion që nuk i arriti pritshmëritë e duhura sipas meje. Nuk u shfrytëzua si duhet koha e këtij mandate që kaloi me qëllim që ky koalicion të adaptonte standard të larta qeverisëse.

Kokëdhima tha se kjo mënyrë  qeverisje nuk ka të bëjë fare me nevojat aktuale të shqiptarëve.

Kokëdhima: Duhesh të bënte reforma për tia hequr pushtetin një grushti njerëzish dhe për tia kthyer popullit, i cili është defaktorizuar plotësisht në këtë tranzicion dhe sot është në një gjendje që nuk merr pjesë në asnjë vendimarrja duke ushtruar vullnetin me votën e lirë

Pas këtyre deklaratave për aktualitetin në vend, Koco Kokedhima vijoi bashkëbisedimin në formën e pyetje përgjigje me studentet e universitetit të Vlroës, ku i njohu ata me platformen ligjore,  të subjektit të tij politik “Zgjidhja!

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here