Loading...

Vazhdon të jetë e mbuluar me mister vrasja e një boksieri amator shqiptar në Gjermani. Ismail P., 27 vjeç, u vra në një pyll.

Por siç thotë një teori e vjetër në fushën e kriminologjisë, autori kthehet gjithmonë në vendin e krimit. Gazeta BILD shkruan se hetuesit dyshojnë se ekzekutori i shqiptarit mund të ketë ardhur në pyll, pikërisht në një vend ku është ngritur një memorial nga miqtë dhe familjarët e boksierit.

Trupi i tij është dërguar në atdhe, por çdo javë familjarët vendosin lule dhe qirinj në pyll. Boksieri shqiptar, i njohur me emrin ‘King’, u vra shtatorin e shkuar. Dikush e thirri në pyll dhe më pas e vrau me thikë, duke ia varrosur trupin nën gjethe.

Mendohet se i njëjti person që e ka thirrur atë, të ketë vizituar memorialin. Për këtë arsye, hetuesit janë rikthyer sërish në këtë vend, me shpresën se do zbulojnë më shumë të dhëna.

Loading...