Infermieri serial killer në Gjermani, dënohet me burgim të përjetshëm (SI I VRAU 85 PACIENTËT)

Një infermier serial killer në Gjermani u dënua me burgim të përjetshëm sot (e enjte) me akuzën e vrasjes së 85 pacientëve që ishin në mbikqyrjen e tij, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Niels Hoegel, një 42 vjeçar që është konsideruar si serial killer më i madh i pasluftës, u dënua përjetë nga një gjykatë e Oldenburg.

Ndërmjet 2000 – 2005, Hoegel vrau pacientët e vet duke I bërë atyre injeksione vdekjeprurëse.