Loading...

Autori i vrasjes para dy netëve në Laç, 32-vjeçari Emanuel Koca pas arrestimit ka dhënë dëshminë para grupit hetimor në lidhje me ngjarjen.

Autori i vrasjes para dy netëve në Laç, 32-vjeçari Emanuel Koca pas arrestimit ka dhënë dëshminë para grupit hetimor në lidhje me ngjarjen. Koca ka deklaruar se e qëlloi me armë Viktor Shkorretin duke e lënë të vdekur, pasi sipas tij, 24-vjeçari e kishte qëlluar më parë me thikë, ndërsa ka shfaqur pendesë për krimin.

“Jam penduar për atë çfarë kam bërë. Ai më ka qëlluar me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë” mësohet se ka deklaruar ai.

Emanuel Koca u arrestua mbrëmjen e djeshme pas vrasjes së të riut për sherrin që nisi për një vend parkimi. E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës ku në zonën afër stadiumit të Laçit viktima dhe autori debatuan për një vend parkimi.

Viktima Viktor Shkorreti
Kujtomë se për shkak të pelegrinazhit masiv te Kisha e Shna Ndout ka pasur një fluks të madh vizitorësh dhe vendet e parkimit kanë qenë tepër të kufizuara. Viktima ka patur banesën e tij fare pranë vendit ku mbeti edhe i vrarë.

Në një vend parkimi para banesës së tij ka ardhur për të lënë makinën autori i krimit Emanuel Koca, banues në Tiranë, por ka hasur në kundërshtinë e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti. Pa sherrit të nisur Koca ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar për vdekje Viktor Shkorretin.

Loading...
Loading...