Kryebashkiaku meksikan Obed Duron Gomez është qëlluar për vdekje nga bandat pasi bllokoi rrugët në qytetin e tij për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, thonë mediat lokale.

Obed Duron Gomez, Kryetari i Komunës së Mahahual u raportua se u qëllua ndërsa po udhëtonte për në komunitetin e Xcalak, në shtetin jugor meksikan Quintana Roo.

Ai po udhëtonte në një minibus të bardhë me pasagjerët e tjerë kur një automjet tjetër u doli para dhe hapi zjarr.

Kryetari i Bashkisë u dërgua në një klinikë shëndetësore, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.