Loading...

Policia e Shtetit thotë se gjatë dy ditëve ka proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh me xhama të zinj, të cilët sipas saj janë kthyer shpeshherë në burim aksidentesh në rrugët e kryeqytetit.

Me një njoftim të shpërndarë për mediat, strukturat e Policisë theksojnë se këto masa janë marrë pas ankesave të qytetarëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë për t’i dhënë fund këtij fenomeni, që konsiderohet si tejet i rrezikshëm në komunikacion.

Njoftimi i policisë:
Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi.

Loading...
Loading...