Grabitet për të dytën herë argjendaria në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04.00 të mëngjesit.

Persona ende të pa identifikuar nga policia kanë hyrë në argjendari dhe kanë marrë sendet me vlerë.

Dyqani I argjendarisë i përket shtetasit Skënder Xhani 64 vjeç kunati i ish Kryeministrit Bashkim Fino.

Sipas të njëjtave burime, vjedhja është kryer në kohë rekord.

Dyshohet se grabitësit kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka kishin si objektiv.

Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit, ku kanë marrë çelsat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi ku ka marrë çfarë kanë mundur.
Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari nga më të mëdhatë e këtij qyteti.

Njoftimi I Policisë:

Librazhd / Informacion paraprak

Gjatë natës, në qytetin e Librazhdit , është vjedhur pa thyerje një argjendari, në pronësi të shtetasit S.Xh., 64 vjeç, banues ne Librazhd.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.