Loading...

Një trajtim i ri mund të ndajë spermën që ngjiz fëmijë meshkuj apo femra. Kjo do të thotë se në të ardhmen prindërit që bëjnë fekondim in vitro mund ta zgjedhin vetë gjininë e fëmijës.

Shkencëtarët zbuluan se sperma që mban kromozomin X (me të cilin lindin femra) ngadalësohej në momentin që shtohet një përbërës kimik ndërsa sperma me kromozomin Y ( meshkuj) merrte shpejtësi.

Sipas studimit të publikuar në ‘Plos Biology’, gjatë eksperimenteve të kryera tek minjtë shkencëtarët zbuluan ata mund të ‘prodhonin’ të vegjël që ishin 90 meshkuj, ndërsa kur u përdor sperma e ngadaltë, të vegjlit ishin 81 për qind femra.

Ky proces, sipas ekspertëve, mund të jetë i thjeshtë dhe jo shumë i kushtueshëm dhe nuk e dëmton ADN-në e spermës.

Studiuesit thonë se ata e kanë përdorur tashmë metodën për të prodhuar në mënyrë selektive meshkuj dhe femra në bagëti dhe derra.

Burimi:The Independent|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

Loading...
Loading...